Mohamed Salah është një njeri i përulur, që përkundër famës që i ka dhënë futbolli, gjithmonë gjen kohë për adhuruesit e tij. Këtë gjë e ka demonstruan edhe dje, kur sulmuesi i Liverpool-it përmbushi ëndrrën e Louis Fowler, një djaloshi të vogël 11-vjeçar, që donte ta takonte.
Louis ishte në rrugë, pranë vëllait të tij të vogël, Isak, afër qytetit sportiv të “Melwood”, kur pa makinën e Salah dhe nuk ngurroi të vraponte pas tij për të bërë një foto. Djali i vogël kishte fatin e keq të pengohej dhe rrëzohej, duke u përplasur me një shandan në rrugë. Fruti i rrëzimit? Louis përfundoi i gjakosur dhe me hundën e thyer.
Duke parë se çfarë ndodhi, Salah ndaloi automjetin e tij për të verifikuar nëse ishte jashtë rrezikut. Pas kalimit të frikës, ylli egjiptian bëri një foto me dy vëllezërit dhe u dha një moment nga ato, që kurrë nuk do ta harrojnë. “Ne duam t’ju falënderojmë nga thellësia e zemrave tona, sepse ky veprim i ka bërë të ndjehen shumë mirë. Mohamed është një njeri i madh. Ai është një yll botëror dhe nuk kishte pse të ndalej, por e bëri këtë. I jemi shumë mirënjohës për atë që bëri”, – tha Joe Cooper, njerku i Louis dhe Isaac.