“Ishte një moment frikësues”! Kështu e përshkruan gazetarja Dorontina Bylykbashi e RTV Dukagjinit, momentin kur një mjet shpërthyer plasi teksa ajo po raportonte për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Bylykbashi, u tha se sulmet filluan në momentin kur mediat serbe u larguan nga aty.
“Nuk mundëm që ta identifikonim se çfarë mjeti është hedhur. Në ato momente dëgjoja duke më thirrur kameramani. Nuk kam parë dot pas se çfarë ndodhi, por ishte një moment shumë frikësues pasi se kisha idenë se çfarë mjeti është. Kur u larguan mediat serbë filluan sulmet dhe dëgjohej edhe muzikë nacionaliste në ato rrethina. Atje shihen persona të maskuar të cilët u përkasin grupeve kriminale atje. Disa kishin mbuluar kokën me kapele dhe maska të zeza. Janë ato grupe që veprojnë ashtu”, tha Dukagjini.
Momentalisht, situata në veri të Kosovës është e qetë, u shpreh Bylykbashi.
“Me aq sa pashë situata sot më e qetë ka shtim të numër të policisë së Kosovës, Eulex edhe KFOR”, tha ajo.
Media e Kosovës RTV Dukagjini publikuan një video teksa gazetarja e këtij televizioni po raportonte direkt dhe gjuhet me një mjet shpërthyes. Situata në veri të Kosovës paraqitet e tensionuar, ndërsa edhe në orët e para të mëngjesit është raportuar për shpërthime. Sipas mediave në Kosovë, raportohet për një shpërthim me bombë në patrullën e EULEX-it.
Një reagim e ka patur edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, i cili i cilësoi sulmet ndaj EULEX dhe policisë së Kosovës si të papranueshme.