Aktualitet U kallëzua nga PD, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj kryebashkiakut të...

U kallëzua nga PD, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur në gjykatë një kërkesë për pushimin e çështjes ndaj kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Deri më tani, Ndreu ka qenë nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila do të caktojë datën e seancës ku do të vlerësojë nëse do të miratohet apo refuzohet kërkesa për pushimin e hetimeve.

Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në vitin 2023, lidhur me ndërtimin e një rruge Lezhë-Shëngjin.

Sipas akuzave të PD-së, rruga u ndërtua në kundërshtim me ligjin gjatë periudhës së fushatës elektorale.