Aktualitet U kap me 20 kg kokainë në Itali, hetimet për Kajmakun do...

U kap me 20 kg kokainë në Itali, hetimet për Kajmakun do të shtrihen edhe në Shqipëri

Arrestimi i ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku për trafik droge në Itali, mund të përfshijë në hetime edhe Shqipërinë.

Një nga pistat që po heton policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane është se 20 kilogramë kokainë që ju gjetën ish-kryebashkiakut të Vorës në Itali mund të jenë nisur nga Shqipëria.

Për shkak të përdorimit të biznesit të luleve si kamuflazh dhe për kryerjen e transportit të kokainës që ish-zyrtari ka në Shqipëri, autoritetet italiane të cilët kanë pasur në vëzhgim Kajmakun kërkojnë verifikim mbi aktivitetin, për të zbuluar rrjetin e plotw të trafikut.

Verifikimet pritet të shtrihen në identifikimin e rasteve të importit dhe eksportit të luleve të bëra nga kompania.

Ish-kreu i Bashkisë së Vorës u arrestua bashkë më nipin e tij në 27 Maj në Itali pas një operacioni antidrogë ku iu gjetën 20 kg kokainë.

Lënda narkotike ishte fshehur brenda vazove të bimëve që ishin blerë nga kompania në zotërim të Kajmakut. Dyshohet se Kajmaku dhe nipi i tij, që ishin anëtarët më të rinj të bandës, u denoncuan nga pronari i fidanishtes.