Katër të rinj përfunduan në pranga në Tiranë si pasojë e një operacioni policor të quajtur “Drug party”. Gjatë kontrollit fizik të tyre, efektivët u kanë sekuestruar 300 tableta ekstazi (MDMA)
“Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit të shtetasit Ergis Noka, në rrugën “Pjetër Bogdani”, u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin të lëndës narkotike kanabis”, njoftoi policia.
Katër të arrestuarit nga Antidroga e Tiranës, Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra punonin si gazetarë në një portal lajmesh.
Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.
Kryesisht aktivitetin e ushtronin në zonën e ish-Bllokut. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi.
Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivon drogë në vende të tjera. Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.
Çmimi i ekstazisë shitej 1 mijë Lekë më shumicë kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 3 mijë Lekë.