Policia britanike deklaroi se ka shkatërruar një grup kriminal shqiptarë, të cilëve iu kap kokainë e një cilësie të lartë me vlerë 506,000 stërlina si dhe dokumente të falsifikuara.
Endri Cena, 26 vjeç dhe Denis Markeci, 29 vjeç pranuan akuzat për posedim droge si dhe dokumenteve të falsifikuara.
Cena është dënuar sot me shtatë vite burg, ndërsa Markeci me 5 vite e 8 muaj burg. Dorian Zili, 25 vjeç, për mbajtje të një dokumenti të falsifikuar u dënua me 6 muaj burg.
Gjykata urdhëroi dëbimin e tyre në fund të shlyerjes së burgimit.
Denis Markeci po drejtonte një automjet tip VË Golf dhe përpara arrestimit për të shpëtuar përplasi makinën e tij më atë të policisë madje kundërshtoi me forcë ata.
Endri Cena, ka tentuar edhe ai ti shpëtojë arrestimit nga një shtëpi në Britton Gardens duke u hedhur nga dritarja.
Gjatë kontrollit të kësaj banese u gjetën dokumente të falsifikuara italiane dhe rumune 6,300 stërlina cash si dhe 6.3kg kokainë me vlerë 506,000 stërlina.