Babai i 35-vjeçarit Eduart Hoxha që u arrestua në Maminas pasi kërcënonte të atin se do ta vriste me sëpatë, ka treguar për gazetarët se i biri vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ai ka thënë se situata doli jashtë kontrollit, ndërsa kërkon nga policia lirimin e të birit dhe të kurohet për problemet psikologjike që ka shfaqur. Edhe pse lajmëroi ai policinë, babai e konsideron të tepërt ndërhyrjen e forcave RENEA.
Pyetje: Kishte probleme psikologjike djali?
Babai: Jo aq shumë, sa ka pasur më përpara jo. Ai erdhi për të mbaruar një punë këtu, e mbaruam atë punën para Vitit të Ri. Nuk kemi ngrënë Vit të Ri fare, ai në një dhomë unë në tjetër. Aty pastaj do iki-do iki, do ikte në Itali. Në Itali ka që në Qershor 2006. Dje, pardje, çuni i madh thotë ta çoj te një hoxhë në Durrës. Jo thotë, s’kam besim te hoxhallarët, më kanë torturuar tha. Ik njëherë i thashë unë se nuk i dihet. Ikën, kur erdhi me një mendje tjetër. Fliste kot më kot. Çfarë ke i thashë, tha ai hoxha sikur… Filloi duke folur shumë keq. Mua më kërcënonte me fjalë, por jo me dhunë. Dje në mëngjes kërcënoi, e dija që s’është mirë nga mendtë. Nuk e di se si erdhi kjo punë. Unë e lajmërova policinë. Kërkoj ta çojnë ta kurojnë, se edhe policët dje i shau. E sheh që ky nuk është mirë psikologjikisht, pse e mban aty kot, të lirohet. Mirëpo shkoi puna larg deri te RENEA.
35-vjeçari Eduart Hoxha u arrestua me ndërhyrjen e forcave RENEA, për shkak se pasi kërcënoi babain me sëpatë për ta vrarë, ishte mbyllur brenda banesës dhe refuzonte që të dilte.