Eliminimi i Juventusit nga Champions-i ka fytyrën e Cristiano Ronaldos. Në këtë konkluzion arritën thuajse të gjithë në unison, duke kryqëzuar Cristiano Ronaldon. Logjika e gjërave bazohet në pagën që portugezi merr te Juventusi, 31 milionë euro në sezon dhe se u ble pikërisht për Championsi. Veç kësaj, në të dyja ndeshjet ndaj Portos ishte një hije në fushë, sidomos gaboi në goditjen e dënimit, që solli golin e artë për Porton.
Pas një lumi kritikash, CR7 ka thyer heshtjen dhe ka reaguar përmes rrjeteve sociale. Në ato rreshta ka pak fjalë për marrje përgjegjësie, por më shumë optimizëm për të fituar çfarë ka mbetur. Dhe një thumbim për ata që nuk kanë memorie.
“Më e rëndësishme se sa numri i stërkëmbëshave që që merr në jetë, është sa shpejt dhe sa fuqishëm ngrihesh përsëri në këmbë… Kampionët e vërtetë nuk thyhen kurrë! Fokusi ynë tashmë është Cagliari, në luftën e Serie A, është finalja e Kupës së Italisë dhe gjithçka tjetër, që ende mund ta arrijmë këtë sezon.
Është e vërtetë se e kaluara e ka vendin në muze (duhet ta them), por fatmirësisht, futbolli ka memorie… Edhe unë mendoj kështu! Historia nuk mund të fshihet, ajo shkruhet çdo ditë me qëndrueshmëri, shpirt ekipi, këmbëngulje dhe shumë punë të palodhur. Ata që nuk e kuptojnë këtë, kurrë nuk do të arrijnë lavdi dhe sukses”, shkruan Ronaldo.
More important than the number of falls you take in life, is how fast and how strong you get back on your feet… True…
Posted by Cristiano Ronaldo on Saturday, 13 March 2021