Extra U kryqëzua për veprimin me flamurin serb, Lorik Cana del në mbështetje...

U kryqëzua për veprimin me flamurin serb, Lorik Cana del në mbështetje të Rita Orës

Këngëtarja Rita Ora është në qendër të furtunës pasi performoi me flamurin serb në një koncert në Hungari. Që nga ajo ditë, sulmet ndaj saj nuk kanë munguar. Por, ish-kapateni kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka dalë në mbrojtje.

Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare, për të treguar se ajo e do atdheun e saj.

Kujtojmë se Rita në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka kuptuar se cilit shtet i përket. Ajo është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena, ndërsa ka theksuar se e konsideron veten “shqiptare krenare” dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.

“Gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez. Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita.