Komisioni Hetimor për hetimin e rrjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS ka mbyllur hetimet. Anëtarët e PS dhe të PD kanë paraqitur dy raporte të ndara.
Palët nuk kanë rënë dakord për një raport përfundimtar të harmonizuar për të ju drejtuar më pas Parlamentit për votim.
Në përfundim të mbledhjes së këtij komisioni, është miratuar raporti i Partisë Socialiste lidhur me hetimet për ndërhyrjen në sistemin TIMS.
Por pavarësisht se deputetët e mazhorancës nuk ishin dakord për të miratuar një raport të vetëm, për të marrë para u bashkuan. Ata bashkuan votat për të marrë një rrogë shpërblim, për shkak të orëve të zgjatura në punë.
“Duke ju falënderuar për punën, propozimi është për të marrë një vendim të ndërmjetëm për të marrë një pagë shpërblim për shkak të orëve shtesë”, tha Salianji, propozim i cili u miratua pa replika dhe menjëherë nga të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor.