Noel Dishi, i cili dyshohet si autor për vrasjen e ndodhur pak ditë më parë në zonën e “Astirit” në Tiranë, është lënë në burg me akuzën e “vrasje me dashje”.
Mësohet se Dishi u mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës. Ai u mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda, por me shkrirjen e tyre dosja u kalua në Prokurorinë Durrës.
Dishi ka dhënë shpjegime duke sqaruar pozitën e tij në këtë ngjarje. Sipas tij, ai është telefonuar nga Vilson Noka Tafçiu dhe kanë lënë takim te “Artisti”.
“Debatuam dhe Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj më keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas, edhe me shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha, por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar”, është shprehur para gjykatës Dishi.