Politika “U ngrinë rrogat, por jo rritja e çmimeve”, Berisha: Rama premtoi rrogën...

“U ngrinë rrogat, por jo rritja e çmimeve”, Berisha: Rama premtoi rrogën e 13, por ua mori dhe të 12-ën

Sali Berisha u ndal në Dropull pasditen e së dielës, aty ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Thanas Maneka, për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha u shpreh se Edi Rama u premtoi shqiptarëve rrogën e 13, por ua mori edhe rrogën e 12-të.

“Njeriu që premtoi, dy gjëra tha do ju bëj unë dhe më bëni përgjegjës personal, legalizimet dhe ujin e pijshëm. Absolutisht, e gjeta Tepelenën aty ku e lashë. Legalizimet i ka shndërruar në sistemin më të tmerrshëm të ryshfetit”, tha Berisha.

Berisha tha se në 10 vite u ngrinë rrogat, por jo rritja e çmimeve. “Pse shtrëngohet dara e varfërisë rreth shqiptarëve, sepse i ngriu rrogat për 10 vite. Rrogat u ngrinë miqtë e mi, por çmimet nuk u ngrinë. Çmimet u ngritën, u ngritën dhe vetëm me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, secili nga ju ka shpenzuar për ushqime 430 mijë lekë më shumë. Pra ka shpenzuar dy pensione më shumë, një rrogë më shumë”.