Kohët e fundit në “Big Brother VIP” u duk se po lindte një çift tjetër: Gerti dhe Jori. Dyshja u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke falur disa momente shumë të bukura. Mbi të gjitha në sytë e shumë njerëzve kishin kimi dhe shkonin bashkë.
Kaq mjaftoi që në mediat sociale të nisnin editimet me momentet e tyre duke i parë si një çift i mundshëm. Gjithsesi, ky ‘skenar’ nuk zgjati sepse modeli u largua nga shtëpia e famshme të martën.
Në një intervistë për ‘Top Albania Radio’ pas daljes Gerti theksoi se nuk kishte asgjë më tepër mes tyre:
“Filluam të bënim atë lojën me Jorin, sepse e diskutuam se filloi shtëpia të binte në qetësi edhe thamë bashkë më Jorin që duhet të bëjmë diçka. Kur e pashë më pas kishin bërë më shumë nga çfarë kisha pritur. Aty çdo detaj kapet dhe ishin bërë më të theksuara nga çfarë mendojmë ne”, tha ai.
I pyetur nëse mund të ketë lindur diçka aty dhe mund të zhvillohet jashtë, Gerti e mohoi diçka të tillë duke thënë se Jorin e ka vetëm shoqe dhe nuk ka asgjë përtej miqësisë mes tyre.
“Eh, sa herë më është bërë kjo pyetje. Edhe në rrugë më ndalojnë tani dhe më pyesin për Jorin, por me thënë të drejtën nuk kam qejf që t’i zhgënjej njerëzit, por ky është një nga rastet që ndoshta jam duke i zhgënjyer. Me Jorin është diçka shumë miqësore, nuk është diçka më tepër se shoqërore. Jori është një mentalitet komplet tjetër të paktën në raport me mua”, u shpreh Gerti.