Aktualitet U përplas kokë më kokë me fuoristradën e këngëtarit grek, vdes 20-vjeçari...

U përplas kokë më kokë me fuoristradën e këngëtarit grek, vdes 20-vjeçari shqiptar në Greqi

Viktima Antonio Daja

Një i ri shqiptar ka humbur jetën paraditen e sotme në Menidi të Greqisë.

Mjeti ku po udhëtonte shqiptari u përplas kokë më kokë me fuoristradën e këngëtarit grek, Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç dhe më pas devijoi duke i rënë një shtylle.

Sipas mediave greke, viktima është identifikuar si Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.

Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehte dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë arrestuar nga policia.