Mike Maignan do të luajë për Milan sezonin e ardhshëm, ka raportuar “Gazzetta dello Sport”. Portieri 25-vjeçar i Lille, i kurorëzuar së fundi kampion i Ligue 1, do të zëvendësojë Donnarumma, i cili sapo ka përfunduar kontratën e tij dhe do të largohet nga ekipi kuqezi.
Portieri, i cili do të jetë në Kampionatin Europian të kësaj vere me Francën, arriti te Lille në sezonin 2015-2016 nga PSG, ku përkoi me Areola, tani shok skuadre, dhe gjithashtu me Zlatan Ibrahimovic, me të cilin kishte një anekdotë kurioze në një seancë stërvitjeje:
“Më kujtohet një seancë stërvitore kur isha 17 vjeç, viti im i parë si profesionist. Ibra po stërvitej dhe gjuante me 400 në orë, ndërsa unë nuk po ia pritja goditjet e forta. Ai më tha: ti je një portier kot! Por kur nuk në një moment ia prita goditjen, iu përgjigja aty për aty: Ti je një sulmues i ndyrë!” Portieri mban mend se që atëherë e tutje ata shkuan mirë, duke pasur admirim për suedezin.
“Për momentin, ai më injoroi, por më pas, në dhomën e zhveshjes më tha se më vlerësonte dhe kuptova që më pëlqente jo vetëm si lojtar, por edhe si person”, – thotë Maignan, i cili gjithashtu kishte një “fërkim” edhe me lojtarin aktual të Juventusit, Adrien Rabiot, në një tjetër seancë stërvitore të PSG-së: “Ishte hera e dytë që takoheshim, por një shaka timen e mori si mos respekt. Ai është një djalë i qetë, por ka një karakter shumë të fortë. Ne shkojmë mirë tashmë”.
Për lexuesit e “France Football”, Mike Maignan ka qenë portieri më i mirë i sezonit 2020-2021 (diçka që e arriti edhe më 2019). Madje, edhe ai vetë e ka përsëritur vazhdimisht vetëvlerësimin: “Unë nuk kam asgjë më pak se Oblak apo Neuer”.
Një lojtar që si fëmijë nuk dëshironte të luante portier, por sulmues. Në fakt, shumë nga shokët e skuadrës që përkuan me të, në kategoritë e ulëta, vazhdojnë ta quajnë “njeri të armatosur”. Gjatë rinisë së tij u rrit në një lagje të varfër, në periferi të Parisit dhe, si shumë të tjerë, kishte një fëmijëri të vështirë, gjë që e bën të vlerësojë jetën e tij aktuale: “Fitimi i katër Champions-ve nuk ka vlerë, trofeu i vërtetë është të jesh i lumtur me familjen. Synimi madhor është ta bëj nënën time krenare”.