Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Orikum-Llogara pranë fushës së sportit.
Viktimë mbeti këmbësori Elio Hamiti, i cili u përplas nga automjeti tip “Benz” që drejtohej nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.
Elio Hamiti mori plagë të rënda nga aksidenti dhe u dërgua në spitalin e Himarës ku dhe përfundoi në gjendje kome.
Më pas 17-vjeçari u transportua drejt Traumës në Tiranë ku dhe ndërroi jetë.
Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë Himarë, 66-vjeçari Vasil Bollano është arrestuar në flagrancë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.