Politika U përplas me përfaqësuesin rus, Zelensky falënderon Ramën: Sot i treguat botës...

U përplas me përfaqësuesin rus, Zelensky falënderon Ramën: Sot i treguat botës se si duhet të trajtohet Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se sot gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurisë në OKB, i tregoi botës se si duhet të trajtojë Rusinë dhe hipokrizitë e saj.

Në një postim në Twitter, Zelensky ka shpërndarë një pjesë nga debati i Ramës me përfaqësuesin e Rusisë në Këshillin e Sigurimit, kur kryeministri shqiptar i tha se nëse dëshiron që të mos flasë Zelensky, duhet të ndalojë luftën.

“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shkruan presidenti i Ukrainës Zelensky në Twitter.