Aktualitet U përplas një ditë më parë nga “Range Rover”, ndërron jetë punonjësja...

U përplas një ditë më parë nga “Range Rover”, ndërron jetë punonjësja e Bashkisë së Lezhës

Ka ndërruar jetë Elisabeta Gjopalaj, e reja, e cila u aksidentua ditën e djeshme në superstradën Lezhë-Milot. Prej 24 orësh ajo ishte në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, ajo kishte marrë shume dëmtime, çka i sollën asaj edhe vdekjen. Elizabeta Gjopalaj ishte punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhës qe prej vitit 2018.

Aksidenti, sipas policisë ndodhi në afërsi të rrugës së Shëngjinit.

Thirrjes për dhurim urgjent të grupit të gjakut të rrallë B negativ për të shpëtuar Elizabetën iu përgjigjën me qindra lezhjanë. E plagosur, por jashtë rrezikut për jetën është edhe e ëma e viktimës. Makina me të cilën udhëtonte e reja u përplas nga një Range Rover, shofer i së cilës është një emigrant që kishte ardhur nga Anglia.