Shokët e skuadrës së Dinamo U-15, ku bënte pjesë 14-vjeçari që mbeti i vrarë pas sulmit me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Tiranë, i kanë bërë një vizitë surprizë në spital të miturit tjetër, Luis Meçe, i cili mbeti i plagosur teksa ndërhyri për të mbrotjtur Martin Canin (që mbeti viktimë).
Luisi Meçe, mori 4 plagë të rënda nga përleshja mes dy 14-vjeçarëve, ku humbi jetën miku i tij Martin Cani.
Ai u shtrua me urgjencë në spital me dëmtime të rënda, por fatmirësisht falë ndërhyrjes së mjekëve arriti të shpëtonte.
Bashkë me shokët e skuadrës së 14-vjeçarit që mbeti viktimë, ishte edhe trajneri i ekipit të Dinamo U-15, Egert Bakalli.
Kujtojmë se 14-vjeçari Martin Cani mbeti viktimë pak ditë më parë pas sulmit me thikë nga bashkëmoshatari i tij, ngjarje kjo që tronditi gjithë Shqipërinë.