Një infermiere italiane vrau veten pasi doli pozitive me koronavirus, nga frika se mos infektonte të tjerë persona.
34-vjeçarja Daniela Trezzi punontë në linjën e parë në një spital të Lombardisë, rajoni më i prekur në Itali nga COVID-19.
Federata e Infermierëve Italianë konfirmoi vdekjen e saj dhe sqaroi se ajo po kalonte “stres të madh” për shkak se mos infektonte të tjerët.
Sipas kësaj federate, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe javën e kaluar me një infermier tjetër, kësaj radhe në Venecia.
“Secili prej nesh ka zgjedhur këtë profesion për të mirë dhe për të keq: ne jemi infermierë. Kushtet dhe stresi nën të cilin punojmë është tashmë në sytë e të gjithëve”, lexohet në një komunikatë të Federatës së Infermierëve Italianë.