Një 35-vjeçar në bashkëpunim më disa persona të tjerë, duke u prezantuar si punonjës policie u kanë marrë mjetin dy vëllezërve me iniciale M.C. dhe G.C..
Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Llazi Miho”. 35-vjeçari me iniciale Y.B., i ka marrë çelësin e makinës dy vëllezërve dhe në duke bashkëpunuar me disa persona është larguar.
Ngjarja është denoncuar nga dy vëllezërit, ndërkohë policia sqaron se po vijon puna identifikimin e bashkëpunëtorëve të 35-vjeçarit dhe për kapjen e tyre.