Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka përzgjedhur kandidatin që do t’i dërgojë Këshillit të Ministrave për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Nga 5 emrat e kualifikuar në listën finale, Ilir Proda është ai i përzgjedhuri nga ministri i Brendshëm.
Kjo kandidaturë do të duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ilir Proda mban aktualisht postin e Drejtorit të Policisë së Elbasanit.
Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, Ilir Proda mban aktualisht postin e Drejtorit të Policisë së Elbasanit.
Proda ka nisur rrugëtimin e tij në uniformat blu në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.
Më pas, për shumë vite ka shërbyer si specialist në komisariate dhe në drejtorinë e përgjithshme.
Në 2013 ai emërohet shef i Komisariatit Nr 2, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.
Në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën kryekomisar ai emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë.
Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit.
Në mars të vitit 2023, pasi mori gradën drejtues, ai u emërua drejtor i policisë Elbasan.
Proda ka diplomë avokati dhe master shkencor për të drejtë penale.
Kush është Ilir Proda
Edukimi dhe Formimi Profesional:
2002-2005: Akademia e Policisë
Karriera Profesionale:
Gusht 2005 – Nëntor 2011: Komisariati Nr. 3 Tiranë
Nëntor 2011 – Mars 2012: Komisariati Nr. 4 Tiranë
Mars 2012 – Qershor 2013: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit
Qershor 2013 – Tetor 2013: Policia e Lezhës
Tetor 2013 – Dhjetor 2014: Shef, Komisariati Nr. 2 Tiranë
Dhjetor 2014 – Shkurt 2016: Shef, Komisariati Bulqizë
Shkurt 2016 – Maj 2017: Seksioni për hetimin e narkotikëve, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Maj 2017 – Korrik 2019: Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë, Drejtoria e Përgjithshme
Korrik 2019 – Tetor 2021: Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë
Tetor 2021 – Mars 2023: Zv.Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan
Mars 2023 – Vazhdon: Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit