Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka qëndruar dy orë e 13 minuta në ambientet e SPAK, përballë prokurores Enkeleda Millonai. Edhe pse gazetarët i shtruan shumë pyetje lidhur me thirrjen e tij në Prokurorinë e Posaçme, ai nuk dha asnjë shpjegim.
“S’kam asgjë për të thënë…”, tha duke u larguar ministri.
Por mediat shkruajë se Peleshi ka dhënë shpjegime për të dhënat që kanë dalë nga kompjuteri i Klodian Zotos, për dyshime që kanë të bëjnë me periudhën kur ai ka drejtuar bashkinë e Korçës, 2007-2012.
“Në atë kohë është bërë një tender sa i takon masave të ujit, tender që është fituar nga kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Është thirrur për të dhënë shpjegime sa i takon mënyrës si është bërë ky tenderim dhe si u përzgjodh fituese kompania”, raporton gazetarja e Klan Neës Glidona Daci.
Zoto është në kërkim për një nga aferat më të mëdha në vend, atë të Inceneratorëve.