Ka ndërruar jetë në spital i riu që u plagos dje në Tiranë me armë zjarri.
Indrit Çelaj, 26 vjeç, ndodhej në gjendje kome për shkak se u qëllua në kokë me pistoletë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku Çelaj ishte duke kryer punime për kondicionimin e një vile.
Pas një konflikti të çastit me shtetasin me iniciale L.V., 26 vjeçari mbeti i plagosur, por sot ndërroi jetë.