Policia kufitare e Durrësit në bashkëpunim me Skuadrat e Njësisë Policore Detare që operojnë në qarkun Durrës kanë mundur të gjejnë brenda pak minutash një 3-vjecare që ishte raportuar e humbur nga prindërit e saj në plazhin e Spillesë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 kur policia kishte marrë njoftim nga një shtetas nga Elbasani, i cili po pushonte me familjen në plazhin e Spillesë, se vajza e tij 3-vjeçare kishte humbur kontaktet me prindërit dhe nuk po e gjenin dot.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe patrullat tokësore, menjëherë kanë nisur kontrollin përgjatë vijës bregdetare dhe si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare nëpërmjet Jet Ski, brenda pak minutave bënë të mundur lokalizimin e 3-vjeçares që lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare.