Aktualitet U raportua si aksident, i riu në Lezhë tenton të vrasë ish-burrin...

U raportua si aksident, i riu në Lezhë tenton të vrasë ish-burrin e motrës

Një ngjarje e raportuar fillimisht si aksident rrugor në Shëngjin, në fakt rezulton të ketë qenë tentativë për vrasje. Policia bën të ditur se bëhet fjalë për një 25-vjeçar, i cili ka tentuar të vriste ish-bashkëshortin e motrës së tij.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”.

I riu përplasi disa herë me automjet motorin me të cilin po udhëtonte ish-kunati dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Nga hetimet e deritanishme u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. U., 25 vjeç, banues në Lezhë.

Dyshohet se shkak për sulmin ndaj 32-vjeçarit janë bërë konfliktet për zgjidhjen e martesës.

Me cilësinë e provës u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit.