Aktualitet U raportua si grabitje, zbardhet ngjarja në Korçë: Dy shokët e moshuar...

U raportua si grabitje, zbardhet ngjarja në Korçë: Dy shokët e moshuar u dehën e më pas u zunë

Zbardhet ngjarja e rëndë në Korçë, ku sot në mëngjes u raportua se një i moshuar ishte grabitur dhe rrahur në banesën e tij. Burime bëjnë me dije se policia ka arritur të identifikojë dhe kapë autorin e përleshjes me të moshuarin.

Pista e grabitjes ka rënë poshtë, pasi sipas hetimeve ka rezultuar se në gjendje të dehur, dy personat janë konfliktuar në banesë me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Edhe autori, Gëzim Agollari mësohet se është i lënduar, por paraqitet pa probleme për jetën. Mësohet se autori është shok me të moshuarin, me po të njëjtën moshë si i plagosuri.

Sipas burimeve, i plagosuri Gaqo Tili është gjetur në banesën e tij, me dëmtime trupore por jashtë rrezikut për jetën. Ka deklaruar para uniformave blu se kanë pirë brenda banesës dhe janë zënë pa asnjë shkak konkret.