Një 22-vjeçare, punonjëse policie, ka ndërruar jetë këtë të martë në Spitalin e Traumës.
Efektivja e policisë u rrëzua aksidentalisht para disa ditësh te Piramida, teksa ndodhej me familjen.
Ajo ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentimit dhe mësohet se ka përplasur kokën në një nga shkallët, ç’ka ka sjellë edhe vdekjen e saj.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.