Aktualitet U shisnin kokainë aktorëve, arrestohet greku dhe bashkëpunëtori shqiptar

U shisnin kokainë aktorëve, arrestohet greku dhe bashkëpunëtori shqiptar

Një punonjës i Teatrit Kombëtar në Greqi dhe një shqiptar janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se trafikonin kokainë.

Mediat në vend bëjnë me dije se dy personave të arrestuar, policia u ka sekuestruar më shumë se katër kilogramë kokainë dhe një sasi të madhe lënde përzierëse për drogën.

Policia thotë se nga hetimet e kryera, aktiviteti i grekut dhe shqiptarit kishte mbi 6 muaj që kishte filluar dhe kishin krijuar një klientelë të madhe. Po ashtu hetimet kanë zbuluar se kokaina u shitej aktorëve dhe njerëz të artit të tjerë në Teatrin Kombëtar.

Punonjësi i Teatrit Kombëtar ishte larguar vetëm një muaj më parë nga puna në mënyrë të papritur dhe kishte nisur bashkëpunimin me 33-vjeçarin shqiptar, i cili punonte si taksistë. Të dy kishin krijuar një lidhje të fortë me njerëzit e botës së artit dhe i furnizonin me kokainë.

Pas arrestimit atyre u është kontrolluar dhe banesa dhe u është gjetur 4 kilogramë e 410 gramë kokainën, sasi e madhe përzierësi, para, peshore elektronike dhe 5 telefona.