Extra U shitën si skllevër në 1990-n, nëna dhe djali bashkohen pas 31...

U shitën si skllevër në 1990-n, nëna dhe djali bashkohen pas 31 vitesh

Një moment tejet emocionues ka qenë ai i bashkimit pas shumë vitesh të nënës me djalin në qytetin Bijie, në provincën kineze Guizhou.

Ata u përqafuan të përlotur pas 31 vitesh, pasi në 1990 u rrëmbyen dhe u shitën në skllavëri nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Në vitin 1990, trevjeçari Tao dhe nëna e tij Zhou Jiaying u rrëmbyen dhe u shitën në një familje në provincën Shandong.

Disa muaj më vonë, nëna arriti të shpëtonte, por nuk mundi të merrte me vete djalin e saj të vogël.

Zhou u rikthye në shtëpinë ku e kishin mbajtur pas rrëmbimit, por ata ishin arratisur dhe ajo nuk e gjeti dot më vogëlushin e saj.

Vite pasi Tao arriti të shpëtonte nga familja rrëmbyese, ai bëri gjithçka që të gjente mamanë e tij dhe të bashkohej me të.

Zhou ka shpërthyer në lot, ndërsa momenti emocionues është shpërndarë me qindra herë në rrjet.