Një 19-vjeçare nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës akuzohet se ka vjedhur 37 mijë dollarë donacione. Madison Marie Russo pretendonte në rrjetet sociale dhe në platformën GoFundMe se kishte kancer në pankreas, me një madhësi sa të një topi futbolli në pjesën e poshtme të shpinës dhe leuçemi akute, për të mbledhur para.
Ajo u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, ndërsa më 2 mars do të dalë në gjykatë për mashtrim. Russo tani përballet me 10 vjet burg.
Russo foli për sëmundjen e saj të rreme në TikTok, teksa tregonte pajisjet mjekësore dhe pretendonte se i nënshtrohej kimioterapisë në një spital kur në fakt ishte banesa e saj.
Pas disa raportimeve, policia ka kontrolluar kartelat mjekësore të tre spitaleve të zonës, në të cilat paraqitej gruaja, por rezultoi se nuk vuante nga kanceri.
Në atë moment, policia kontrolloi shtëpinë e 19-vjeçares dhe gjeti një ambient si spital, një stendë serumi të pajisur me një pompë ushqimi, të mbushur me topa pambuku si dhe pajisje mjekësore në emër të një të afërmi.