Edhe pse nuk ishte i pranishëm në sallë gjatë ratifikimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët, kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetin social X.
“Shqipëria qëndron krah Italisë duke zgjedhur që të sillet si një vend anëtar i BE-së dhe duke rënë dakord që të ndajë barrën që Europa duhet të mbajë e bashkuar si një familje përballë kësaj sfide që tejkalon dasitë tradicionale mes të majtës dhe të djathtës”, shkruan Rama.
Rama bën thirrje që vendet duhet të punojnë bashkë të gjetur përgjigjet e duhura, në vend që ta përdorin këtë çështje për të ndezur betejat e brendshme politike.
“Asnjë vend nuk e zgjidh dot i vetëm këtë sfidë, asnjë retorikë apo zgjidhje e shpejtë nuk mund të ndryshojë peshën e saj. She asnjë lavdi e së kaluarës apo mënyrë e vjetër e të menduarit nuk mund të jetë shteg shpëtimi nga përballje me atë që po na vjen nga të gjitha frontet. Këtë mund ta bëjë vetëm një Europë më besnike ndaj vetes, më sovrane, më e guximshme dhe më e fortë”.