Bota U tha se virusi “do të bënte kërdinë” në Afrikë, por rezultati...

U tha se virusi “do të bënte kërdinë” në Afrikë, por rezultati është befasues

Ishte thënë se koronavirusi do ta gjunjëzonte keq Afrikën e varfër, por OBSH thotë se pandemia në kontinentin e ngrohtë, po merr “një kah tjetër”.

Në 54 shtete të Unionit Afrikan janë raportuar 104 mijë raste me koronavirus dhe gati 3,200 vdekje. “Numrat e rasteve nuk janë rritur në të njëjtën normë eksponenciale si në rajonet e tjera dhe deri më tani, Afrika nuk ka pasur vdekshmëri të lartë nga Covid-19, siç kemi parë në disa pjesë të botës”, thotë OBSH, e cila bën krahasimin me Europën që kur shënonte 100,000 raste, vdekjet ishin më shumë se 4,900.

Analiza e hershme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë se niveli i më ulët i vdekshmërisë në Afrikë mund të jetë mes të tjerash, edhe rezultat i faktorit demografik. Afrika konsiderohet si kontinenti më i mirë sa i përket demografisë, me më shumë se 60 për qind të popullsisë nën moshën 25-vjeçare.

Në Europë, gati 95 për qind e vdekjeve ndodhën tek të moshuarit mbi 60 vjeç”, kujton OBSH. Ajo theksoi po ashtu se qeveritë afrikane kanë marrë masa të forta kufizuese për frenimin e virusit.

Por gjithashtu evidentoi faktin që niveli i testimeve këtu mbetet i ulët krahasuar me rajonet e tjera dhe pavarësisht numrit të reduktuar të infektimeve, “pandemia vazhdon të jetë kërcënimi kryesor ndaj sistemit shëndetësor” në kontinentin afrikan.