Ministrja e Jashtme e Perusë, Elizabeth Astete paraqiti dorëheqjen te presidenti i vendit, Francisco Sagasti, pasi pranoi se ishte vaksinuar fshehurazi kundër Covid-19 në janar, para personelit shëndetësor që kishte përparësinë.
Astete tregoi se ajo kishte marrë vaksinën Sinopharm në dispozicion të Universitetit privat Cayetano Heredia dhe kjo ndodhi më 22 janar, dy javë para se ta bënte vetë presidenti Sagasti.
Në letrën e dorëheqjes, të bërë të ditur përmes Twitter, ministrja pranoi se “bëra një gabim” dhe se kishte vendosur të hiqte dorë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.
Dorëheqja e Astete vjen pas atyre të paraqitura javën e kaluar nga ministri i Shëndetësisë, Pilar Mazzetti, i akuzuar se kishte fshehur që në tetor presidenti i atëhershëm, Martin Vizcarra kishte marrë një dozë të vaksinës Sinopharm që ishte ende në provë.