U vra 27 vite më parë, arrestohet një i dyshuar për atentatin ndaj Tupac
Policia në Las Vegas bën me dije se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është i përfshirë në atentatin e 27 viteve më parë ku mbeti i vrarë reperi Tupac Shakur.
Sipas CNN, personi i arrestuar është Duane “Keffe D” Davis, teksa është ende e paqarta se cilat janë akuzat e ngritura ndaj tij, për një ndër ngjarjet më rënda në historinë e muzikës amerikane.
Arrestimi erdhi disa muaj pasi autoritetet kontrolluan një shtëpi në Nevada, në pronësi të gruas së Davis.
Autoritetet sekuestruan disa tableta, një iPhone, pesë kompjuterë, fotografi dhe një kopje të librit të kujtimeve.
Tupac Shakur, lindi në Lesane Parish Crooks më 16 qershor 1971 në Nju Jork. Ai ishte një reper, aktivist dhe aktor amerikan. Tupac konsiderohet si një nga reperët më të mirë dhe më me ndikim të të gjitha kohërave.