Sërish atentatet në fundjavë tronditin kryeqytetin. Këtë herë ka qenë një atentat në zonës e Astirit, ku kanë mbetur viktima dy persona, Erigers Mihasi dhe Armando dumani.
Erigers Mihasi kishte ardhur ditën e djeshme nga Gjermania në vendin tonë.
Po ashtu bëhet me dije se Armando Dumani nga verifikimet e policisë rezulton të jetë shok dhe komshiu i Erigersit që banon në zonën e Rrugës së Qelqit.
Edhe pse Mihasi kishte vetëm një ditë në vendin tonë, duket se vrasësit e kanë ditur dhe kanë studiuar vendndodhjen e tij.
Sipas informacioneve paraprake, një makinë në lëvizje ka studiuar “Audin” ku ndodhej Mihasi dhe Dumani në zonën e Astirit dhe kanë pritur që të futen në kryqëzim, duke ngadalësuar makinën për t’i qëlluar me breshëri.
Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autoreve.