Aktualitet U vra sot në një atentat, Kristian Marku i akuzuar më parë...

U vra sot në një atentat, Kristian Marku i akuzuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë

Kristian Marku, viktima e atentatit me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, rezulton të jetë një person me precedentë penalë për “Vrasje me dashje në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor i ngjarjes së 26 Marsit 2023 të ndodhur në Rrëshen ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të qytetarit me iniciale S.R.

Gjithashtu, 2 vite më parë, Kristian Marku u vu në pranga për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin, shërbimet e Policisë sinjalizuan për të ndaluar, automjetin që drejtonte shtetasi K. M. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, thuhej në njoftimin e Policisë.