Këngëtarja Jessie J e kaloi natën e Krishtlindjeve në spital pasi ndihej sikur nuk mund të dëgjonte ose ecte drejt.
32-vjeçarja zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e Meniere, që është një shqetësim i veshit të brendshëm që ndikon në ekuilibër dhe dëgjim, e karakterizuar nga marramendje të forta, gumëzhitje në vesh, humbje të dëgjimit ose ndjesi e veshit të bllokuar apo të mbushur.
“U zgjova dhe u ndjeva plotësisht e shurdhër në veshin e djathtë. Nuk ecja dot drejt. Më thanë që kam sindromën e Meniere. Kjo është hera e parë që jam në gjendje ta them dhe ta pranoj: Më mungon aq shumë të këndoj dhe të jem pranë njerëzve. Mund të ishte më keq se kaq. Në mbrëmjen e Krishtlindjeve, unë isha në spital dhe mendoja “çfarë po ndodh?”. Jam e kënaqur që shkova herët dhe ata më dhanë gjithë mjekime e nevojshme, në kohën e duhur, kështu që ndihem shumë më mirë sot. Nuk kam kënduar për kaq shumë kohë dhe kur këndoj me zë të lartë, tingëllon sikur dikush po përpiqet të më dalë nga veshi”, u shpreh mes të tjerash Jessie J, në një video në Instagram.