Tre vëllezër në Pogradec kanë plagosur me thikë një 29-vjeçar. Mësohet se vëllezërit, E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç janë shitës në treg dhe janë grindur me një klient për blerjen e ullinjve.
Gjatë sherrit, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e qëlluar 29-vjeçarin.
Burime nga spitali bëjnë me dije se momentalisht i dëmtuari është në sallën e reanimacionit, duke marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka rrezik për jetën.
Ndërkohë, në Komisariatit ndodhen të shoqëruar autorët e dyshuar të ngjarjes.