Bota Udhëheqësi kinez bën thirrje për ribashkim paqësor me Tajvanin

Udhëheqësi kinez bën thirrje për ribashkim paqësor me Tajvanin

Udhëheqësi kinez Xi Jinping tha të shtunën se ribashkimi me Tajvanin duhet të ndodhë dhe do të ndodhë në mënyrë paqësore.

“Ribashkimi i kombit duhet të realizohet dhe patjetër do të realizohet”, tha Xi para auditorit të politikanëve, personelit ushtarak dhe të tjerëve të mbledhur në dhomën që shërben si selia e legjislaturës ceremoniale të Kinës.

“Ribashkimi në mënyrë paqësore është më në përputhje me interesin e përgjithshëm të kombit kinez, përfshirë bashkatdhetarët e Tajvanit”, shtoi ai.

Festimi ishte në nder të 110 vjetorit të revolucionit kinez në 1911 që çoi në përmbysjen e dinastisë Qing dhe krijimin e Republikës së Kinës të udhëhequr nga Sun Yat-sen.

Vërejtjet e Xi erdhën vetëm disa ditë pasi ushtria kineze dërgoi një numër rekord avionësh ushtarakë që fluturonin drejt Tajvanit, stërvitje që ishulli i vetëqeverisur i ka quajtur kërcënim.