Pas arrestimit të Matteo Messina Denaro në Itali, prokurorët po hetojnë lëvizjet që superbosi ka bërë në 30 vitet e fundit në arrati.
Nga Spanja në Shqipëri, biznesi i drogës do ta çonte të udhëtonte dhe të bënte vetë biznes 60-vjeçarin.
Sipas mediave, pikërisht në Shqipëri, Messina Denaro kishte dërguar si fillim si “ambasador” të vendosjes së këtyre marrëdhënieve, Luca Bellomon, bashkëshortin e mbesës së tij Lorenza, ndërsa më pas shkoi vetë personalisht.
Përfitimet e paligjshme të këtyre aktiviteteve do ta kishin lejuar atë të ruante një standard shumë të lartë jetese.
Në Campobello di Mazara, një qytet disa kilometra larg Castelvetrano-s së tij, Matteo Messina Denaro (nën emrin e Andrea Bonafedes), qëndroi atje për dy vjet përpara se të identifikohej dhe arrestohej.
Por në tridhjetë vjet në arrati, bosi i mafies së “Cosa Nostra”-s, është zhvendosur në vende të ndryshme: Shqipëri, Spanjë, Tunizi, Mal të Zi dhe, në Itali, Kalabri.
Udhëtimet dhe qëndrimet e gjata, kanë pasur emërues të përbashkët drogën sipas hetuesve italianë.
Një biznes i cili, si ai i basteve të paligjshme, është në gjendje të sjellë vlera monetare të mëdha, pra një pasuri që shërbente për të mbajtur një të arratisur me një standard jetese shumë të lartë (rreth 150 milionë euro në vit).
Nëse Spanja është një vend që bosi i mafies e njeh që nga viti 1994, kur ai e kishte ekzaminuar veten në qendrën e oftalmologjisë “Barraquer” në Barcelonë, pistat që e shohin atë Shqipëri dhe Tunizi, janë zbuluar kohët e fundit.
Në të dyja rastet, tregu i drogës dhe kontrabandës, duket se ka tërhequr bosin (hetimet e fundit kanë dokumentuar transferimin përmes kanalit sicilian të kontrabandës së duhanit të huaj të përpunuar, të fshehur në bordin e anijeve të peshkimit).
Në Shqipëri, raportojnë mediat italiane, Messina Denaro ka dërguar një “ambasador” të tij, për të shkuar më pas personalisht për të kontaktuar dhe falsifikuar – thonë hetuesit – marrëdhënie me përfaqësues të institucioneve dhe biznesit.
Në udhëtimin e tij të fundit, ai ka luajtur në një kazino në Mal të Zi. Udhëtimi i biznesit të tij, është ndalur pas diagnozës së kancerit, që mësoi kur ishte në Siçili.
Që atëherë, 60-vjeçari, është vendosur në Campobello, në zonën e Trapanit, ku mund të gëzonte një rrjet të sigurt përkrahësish.
Për më tepër, Messina Denaro, thuhet se ka zgjedhur të qëndrojë pranë familjes edhe në rastin më të keq, ashtu si edhe babai i tij, ish-bos i “Cosa Nostra”-s.
Për të shijuar jetën dhe çdo ditë sikur të ishte e fundit, ai ka rifilluar të darkojë me miq dhe të bëjë udhëtime.
Ka mundësi se ai jetonte me besimin se askush nuk do të dyshonte se njeriu më i kërkuar në botë, ishte vendosur tetë kilometra larg shtëpisë së tij.