Policia e Shtetit informoi ditën e sotme mbi situatën e lëvizjes jashtë vendit.
Teksa dimë se kufiri me Kosovën është i hapur për personat dhe mjetet, në Mal të Zi lejohet lëvizja e atyre personave që janë të pajisur me dokumente ku vërtetohet se rezultojnë negativ me koronavirus.
Nëse udhëtojnë në grup mbi 10 veta ato do t’i nënshtrohen testeve në malazez.
Ndërkohë me Greqinë mund të udhëtojnë vetëm persona të autorizuar nga shteti grek si dhe ata të pajisur me pasaportë.
Me vendet e zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e qytetarëve shqiptarë përveç rasteve kur janë të autorizuar nga shtetet përkatëse.
Njoftimi i plotë:
– me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
-me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;
-me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
-me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
-me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.