Federata e Futbollit është gjobitur me 41 250 euro nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët shqiptarë në ndeshjet Ukrainë-Shqipëri (7 shtator 2024) dhe Shqipëri-Gjeorgji (10 shtator 2024).
Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Shqipëri–Gjeorgji:
– Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 18.000 euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit ‘Air Albania’.
– Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 4.750 euro për hedhjen e sendeve në fushë
– Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12.500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian.
Vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Ukrainë-Shqipëri:
– Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 6000 euro për pushtimin e fushës.
– Të mbyllë procedurat disiplinore karshi Federatës, lidhur me dyshimet se ndeshja nisi me vonesë për shkak të FSHF-së.