Njëzet ditë më vonë, tema Super League vazhdon të mbizotërojë në lajmet e futbollit evropian.
Të mërkurën në darkë, në fakt, një prapaskenë e zbuluar nga ESPN raportoi hipotezën e dy viteve të skualifikimit për ata që janë ende të lidhur me projektin. Dy sezone pa kompeticione evropiane, Champions dhe Europa League, për katër klube akoma në turneun elitar të shpallur në 18 prill.
Këto klube janë Real Madrid, Barcelona, Juve, Milan. Ndryshe nga gjashtë klubet angleze dhe Atletico Madrid, në fakt, këto klubet nuk kanë arritur një marrëveshje për të lënë Superligën, megjithëse Interi është afër gjetjes së një marrëveshje me UEFA.
Aktualisht kreu i UEFA-s, Alexander Ceferin ka arritur marrëveshje me 6 klubet angleze dhe Atleticon e Madridit, dhe është në negociata edhe me Interin, që gjithçka ta kalojnë vetëm me gjoba, duke qenë se këto skuadra braktisën idenë e Super Ligës shumë shpejt.
Kreu i UEFA-s, Ceferin e ka bërë vazhdimisht të qartë se çdo klub që do të bëhet pjesë e kompeticioneve të paorganizuara nga qeveria europiane e futbollit apo federata vendase, do të përjashtohet nga garat europiane.
Qëllimi i Nyon, përfundoi artikulli i ESPN, ishte të arrinte një marrëveshje me të paktën dy skuadra të tjera (Interi dhe Milani të dyshuarit kryesorë) në mënyrë që të shkatërronte automatikisht Super League. Me heqjen dorë nga 9 klube, në fakt, turneu do të anulohej zyrtarisht siç raportohet nga statuti.
Një telenovelë e pafund, një përplasje që nuk u shua kurrë midis Ceferin dhe Florentino Perez.
Reagimi
Klubet, ndërkohë, mbajnë një qëndrim. Përmes një shënimi të ashpër, në fakt, burimet pranë Super League komentojnë:
“Nuk ka asnjë mundësi përjashtimi të klubeve nga gara europiane, ekziston një urdhër nga gjykata e Madridit që e parandalon qartë”.
Ata shtojnë për Ansa-n: “Njerëzit në komitetet disiplinore të UEFA janë gjyqtarë dhe avokatë të cilët do të i shin subjekt i dënimeve të rënda, përgjegjësisë civile dhe mbase edhe përgjegjësisë penale nëse ata injoronin një urdhër gjykate.
Edhe në Zvicër, që është e detyruar nga një traktat të zbatojë një urdhër gjykate lëshuar nga Madridi”.