UEFA prezantoi ditën e hënë trofeun e kompeticionit të ri për klube që do të nisë nga sezoni i ardhshëm 2021-2022, trofeun e “Conference League”, i cili do të jepet zyrtarisht në finalen e 25 majit 2022 që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Kupa e lartë 57.5 cm, e rëndë rreth 11 kile dhe e përbërë nga 32 shufra që bashkohen në majë do të diskutohet nga 184 ekipe të 55 federatave që kanë pasur më pak shanse për t’u paraqitur apo avancuar në Europa dhe Champions League. Do të ketë tre raunde kualifikuesesh dhe një fazë “play-off” dhe vendi i sigurt u garantohet vetëm skuadrave nga kampionatet e forta si Spanja, Anglia, Gjermania dhe Italia.
⚽ 𝗛𝗼𝘄 𝘄𝗶𝗹𝗹 𝘁𝗵𝗲 𝗻𝗲𝘄 𝗨𝗘𝗙𝗔 𝗘𝘂𝗿𝗼𝗽𝗮 𝗖𝗼𝗻𝗳𝗲𝗿𝗲𝗻𝗰𝗲 𝗟𝗲𝗮𝗴𝘂𝗲 𝘄𝗼𝗿𝗸?
🤝 184 teams
🌍 55 member associations represented
🔀 46 clubs transferring from either the #UCL or #UEL.🏟️ First final: 25 May 2022 in Tirana, Albania.
— UEFA (@UEFA) May 24, 2021
Fituesi i këtij trofeu do të sigurojë pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Europa League – nëse nuk e ka siguruar atë në kampionatin përkatës.
Nga Shqipëria, fituesi i kampionatit kalon në kualifikueset për në Champions League, ndërsa fituesit e Kupës dhe vendi i dytë dhe i tretë në raundin e parë kualifikues për në Conference League.
Fazat e kualifikueseve nisin më 8-15 korrik (Raundi 1), dhe vijon më 22-29 korrik (Raundi 2) dhe 5-12 gusht (Raundi 3), 19-26 gusht faza “Play Off” dhe prej 16 shtatorit faza në grupe.