Juventus-Lyon në 7 gusht, ose ndoshta jo. UEFA ka ndërhyrë me vendosmëri për të mohuar deklaratat e para mbi datën e ndeshjes së kthimit të 1/8 të finales së Champions League për tu luajtur në Torino, me bardhezinjtë që duhet të përmbysin 0-1 e ndeshjes së parë në Francë. “Asgjë nuk është vendosur, asgjë prej gjëje”, ka thënë një zëdhënës i UEFA pas kërkesës për konfirmimin e datave të Champions League. 7 gushti megjithatë është datë e lirë nëse programet e ndryshme për të rifilluar kampionatin përfundojnë me sukses.
Presidenti i Lyon, Zhan-Mishel Aulas, e ka ngritur shpesh zërin kohët e fundit në lidhje me zhvillimet në kampionatin francez, i mbyllur para kohe, dhe së fundi edhe për Champions League. Ai ka njoftuar datën ndeshjes së kthimit me Juventusin në Torino, duke lëshuar edhe disa akuza të forta. “Nëse rekursi që kemi bërë për anulimin e kampionatit nuk do të ketë fund pozitiv për ne, Lioni dhe PSG-ja do të ndeshen me skuadra më të përgatitura fizikisht në Ligën e Kampionëve”, – ka theksuar Aulas. Gjithçka është mohuar nga UEFA përmes zëdhënësit të saj: “asgjë nuk është vendosur akoma”.