Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zyrtarizuar sot përjashtimin e Rusisë nga çdo kompeticion futbollistik në rang kombëtaresh dhe klubesh deri në vitin 2023.
Kjo do të thotë se kombëtarja ruse e futbollit nuk do të ndeshet me Shqipërinë në Ligën e Kombeve.
Një lajm i mirë ky për kombëtaren shqiptare, pasi Rusia konsiderohej si skuadra më e fortë në grupin 2, në të cilën bëjnë pjesë edhe Izraeli e Islanda.
“Rusia nuk do të marrë pjesë në Grupin 2 të Ligës B dhe do të renditet automatikisht e katërta në këtë grup. Si rrjedhojë, ata do të bien në fund të fazës në grupe dhe do të renditen në vendin e 16, të fundit, në Ligën B”, shkruhet në pjesën e vendimit që i përket pjesëmarrjes në Ligën e Kombeve 2022”, thuhet në faqen e UEFA-s.
Për shkak të sulmit rus në Ukrainë, UEFA ka refuzuar ofertën e Rusisë për të qenë vend organizator i “Euro 2028” ose “Euro 2020”.
Ndërsa, asnjë klub rus nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës apo Ligën e Konferencës në edicionin 2022-2023.