Torino është pranë marrëveshjes me portierin e Kosovës, Samir Ujkani.
Skuadra e Serisë A italiane është në kërkim të një portieri të dytë, i cili do të zëvendësojë Sirigun kur të jetë nevoja dhe siç raporton tuttomercato.web, tratativa ka shumë mundësi që të përfundojë me sukses.
Ujkani ka luajtur me turqit e Rizersporit, por tashmë është futbollist i lirë.
Portieri ka luajtur më parë në Serinë A me skuadra si Palermo, Novara dhe Genoa.