Sport Ukraina provokon Rusinë me uniformën e Europianit

Ukraina provokon Rusinë me uniformën e Europianit

Ukraina ka prezantuar uniformën e kombëtares për kampionatin e futbollit Euro2020. Në fanellën e re janë bërë disa ndryshime, të cilat kanë sjellë debate.

Në pjesën ballore të bluzës, shihet harta e Ukrainës e cila përfshinë dhe Krimenë, që është aneksuar nga Rusia, dhe një mbishkrim “Lavdi Ukraina“. Ky detaj ka shkaktuar reagime në Moskë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u shpreh se fanella e re e Ukrainës krijon iluzionin e të pamundurës.

Ajo shtoi se detajet në uniformën e re janë nacionaliste dhe i quajti ato naziste. Ndërkohë deputeti, Dmitry Svishchev, tha se fanella nuk është e përshtatshme për një garë të tillë dhe u kërkoi organizatorëve të Euro 2020 të ndërmarrin veprime.

Turneu i Euro2020 do të nisë në 11 Qershor dhe do të zgjasë deri në 11 Korrik. Vende pritëse të këtij kompeticioni do jenë disa, ku përfshihet edhe Rusia.