Kulturë Ukrainasja mahnit “The Voice of Greece” me këngën shqip (VIDEO)

Ukrainasja mahnit “The Voice of Greece” me këngën shqip (VIDEO)

Një konkurrente ukrainase ka interpretuar një këngë në gjuhën shqipe gjatë konkurrimit të saj të djeshëm në “The Voice of Greece”.

Angelina Statyeva këndoi këngën arbëreshe “Lule, lule” dhe i tha jurisë se është një këngë speciale për të.

“Është një këngë nga Ballkani, në gjuhën shqipe. Një këngë e veçantë për mua”, tha Angelina.

Angelina arriti të kthejë të gjithë anëtarët e jurisë, të cilët shtypën butonin sapo dëgjuan zërin e saj të bukur dhe të fuqishëm.